LAJME 4 të vdekur dhe 717 raste të reja me Covid-19 në Kosovë TV Prizreni - February 10, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës. Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015. Në total numri i rasteve aktive është 16.849. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!