4 raste të dhunës në familje u raportuan dje në polici, vetëm dy persona u dërguan në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Mirëpo vetëm dy persona janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Dje në orën 19:10 një grua në Prizren ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ditën e djeshme në orën 17:24 në Klinë është arrestuar një burrë pasi që kishte kanosur verbalisht nënën dhe vëllain e tij si dhe kishte demoluar disa orendi shtëpiake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.





