LAJME

37-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në Itali

37-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në Itali
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2022, 19:51

Një 37-vjeçare shqiptare e ka humbur jetën pasi ishte therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, derisa ajo priste djalin e saj para shkollës.

Siç raportojnë mediat italiane, viktima është Bruna Meuca Hella.

Ajo ishte goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti, shkruan Abcnews.al, përcjell Klankosova.tv.

37-vjeçarja shqiptare banonte pranë shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.

Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.

Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.

Tashmë mjekësia ligjore po punon në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika