LAJME

36 vdekje brenda një dite, por Sami Lushtaku vazhdon të shkelë masat antiCOVID

36 vdekje brenda një dite, por Sami Lushtaku vazhdon të shkelë masat antiCOVID
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2021, 07:20

Dje në Kosovë janë shënuar 36 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19.

Mirëpo, as ky rekord nuk e ka ndalë Sami Lushtakun që të vazhdojë fushatën e tij zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai madje ka publikuar vetë fotografitë nga një tubim në fshatin Qirez të Skënderajt, ku shihen qindra qytetarë “të ngjitur” njëri pas tjetrit, duke thyer kështu masat antiCOVID, të vendosur nga qeveria.

Kjo nuk është hera e parë që Lushtaku nuk përfill vendimet e qeverisë për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika