LAJME

350 raste aktive me koronavirus në Kosovë

350 raste aktive me koronavirus në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Dhjetor 2021, 07:40

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 350.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.594 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika