- Reklama -

35-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, Basha shpreh mirënjohje për ata që kontribuan në këtë ngjarje historike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka kujtuar profesorët, delegatët dhe qytetarët e Kaçanikut që bënë të mundur këtë akt historik.

“Sot 35 vjet më parë, më 7 shtator 1990, në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës nën kushte represioni por me guxim dhe vizion të qartë për liri e pavarësi, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për herë të parë e shpallën Kosovën Republikë. Ky akt erdhi pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, kur profesor Gazmend Zajmi me kolegët profesorë më eminentë të kohës si Kurtesh Saliu, Ejup Statovci, Ismet Salihu, Fatmir Fehmiu, Halit Muharremi e Riza Smaka, përgatitën në më pak se një muaj tekstin e plotë të Kushtetutës, që u bë gurthemel i Republikës së sotme”, ka shkruar Basha.

- Reklama -

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se ky dokument i ktheu parullat e demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” në realitet politik.

“Përveç dijes së juristëve të shquar, edhe guximi qytetar ishte i pazëvendësueshëm. Familjet e Kaçanikut strehuan delegatët dhe organizimi u mbajt i fshehtë deri në detajin më të vogël, madje edhe me rrugë të tërheqjes të parapara. Mbledhja nisi në orën 20:00, u drejtua nga Iljaz Ramajli, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës atëbotë, ndërsa Rezolutën e lexoi Halit Muharremi. Kushtetuta e Kaçanikut, e mbështetur në traditën liridashëse të kombit shqiptar, në parimet e demokracisë e barazisë dhe në të drejtën për vetëvendosje, shpalli qartë se territori i Kosovës është unik, i pandashëm e i patjetërsueshëm. Ky dokument i ktheu parullat e demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” në realitet politik, duke i parapri referendumit të vitit 1991 dhe lëvizjes paqësore, që u përcjell me luftën e lavdishme çlirimtare të UÇK-së dhe që u kurororëzua me Pavarësinë më 17 shkurt 2008”, ka shkruar tutje kryeparlamentari Basha.

Ai tutje ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje historike, duke shtuar se “Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë kolektive për liri, barazi dhe shtet të pavarur e sovran”.

“Sot, me nderim e respekt, kujtojmë profesorët, delegatët dhe qytetarët e Kaçanikut që bënë të mundur këtë akt historik. Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë kolektive për liri, barazi dhe shtet të pavarur e sovran. Ajo na rikujton se pavarësia është arritur me sakrificë dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përhershme për ne. Nderim i përhershëm për delegatët, profesorët hartues dhe mirënjohje për qytetarët që kontribuan në këtë ngjarje historike madhështore”, ka potencuar në fund Basha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort