- Reklama -

35% e të punësuarve në Kosovë punojnë në të zezën

Projekti i formalizmit nga Administrata Tatimore e Kosovës deri në shtator të këtij viti ka arritur të identifikojë rreth 4 mijë e 500 punëtorë pa kontrata pune. Sektori i ndërtimtarisë, bujqësisë dhe gastronomisë vazhdojnë të jenë shmangësit më të mëdhenj të regjistrimit të punëtorëve.

Që nga nëntori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të identifikojnë 4 mijë e 413 punëtorë të paregjistruar në punë.

- Reklama -

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, duke folur për Radio Kosovën, thotë se në treg ende ka numër të madh të punëtorëve të paregjistruar, për të cilën gjë ATK-ja është duke identifikuar në vazhdimësi.

“E dimë që ka ende punëtorë të paformalizuar në treg, në mungesë të uniformës në shumë raste të punëtorëve, është problem i madh identifikimi i tyre, p.sh në një punëtori apo vend-punishte të caktuar të një biznesi, sepse janë shumë faktor të tjerë të cilët e mundësojnë shtrirjen e këtij aktiviteti, sepse në rast se do të respektohen rregullat dhe kriteret e punës në një vend-punishte, p.sh helmetat, jeleku dhe pjesë të tjera, atëherë edhe puna në teren do të ishte më efektive”, deklaroi Bytyqi-Sefa.

Në hulumtimet e Aleancës Kosovare të Bizneseve, rezulton se shkalla e informalitetit në vend është rreth 35 për qind. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se këtu përfshihet, ndërtimtaria, bujqësia dhe sektorë të tjerë.

“Në studimet tona del se mbi 74 për qind të të punësuarve kanë kontrata të përhershme, ndërsa pjesa tjetër kanë kontratë të përkohshme apo rreth 4 për qind janë deklaruar se nuk kanë kontrata pune, dhe kjo situatë është më shumë në sezonin veror ku ka punësim jashtëligjor në bujqësi, gastronomi e sektorë të tjerë”, tha Shahini.

Avokati Anton Nrecaj thotë për Radio Kosovën se sektori privat vazhdon të evitojë pjesën e obligimeve që i takon ndaj punëtorit.

“Një problem tjetër në sektorin privat është se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve nuk kanë kontrata, sepse sektori privat vazhdon t’i ikë pjesës së ekonomisë informale, eviton pjesën e obligimeve dhe detyrimeve që rrjedhin si punëdhënës, në mënyrë që përdorin mjetin e mashtrimit se kinse nëse donë rrogën më të madhe, ne duhet të mos bëjmë kontratë”, shtoi Nrecaj.

Sidoqoftë, Administrata Tatimore e Kosovës aktualisht në terren ka rreth 300 inspektorë, e sipas zëdhënëses Bytyqi-Sefa, në vazhdimësi është ngritur nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve në terren në nivel vendi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort