LAJME

349 raste aktive me COVID-19

349 raste aktive me COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2021, 07:46

Në të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 349 persona janë akoma të infektuar me COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 12 qytetarë janë infektuar, ndërsa një ka humbur betejen me SARS-CoV-2.

Ministria Shëndetësisë mbrëmë njoftoi edhe për gjurmimin e 9 rasteve me variantin Omicron.

Në anën tjetër, edhe procesi i vaksinimit po vazhdon, me 768 doza të dhëna vetëm dje.

Deri më tani, janë administruar gjithsej 1.664.711 doza anti-COVID.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika