- Reklama -

344 ushtarë të rinj në FSK, Osmani: Shteti ynë ka nevojë për ju, Kosova beson në ju

Sot është certifikuar gjenerata 01/2025 e rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

344 rekrutë të rinj iu bashkuan FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

- Reklama -

Në fjalën e saj, presidentja Vjosa Osmani uroi ushtarët e rinj, duke i quajtur pasardhës te denjë të atyre që dhanë gjithçka për Kosovë.

Tutje, e para e vendit vlerëson lart rolin e FSK-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Ushtria nuk është thjeshtë një forcë e armatosur. Ushtria jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë. Është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për të gjithë Republikën e Kosovës. Sot, 344 djem e vajza i bashkohen radhëve të FSK-së, duke u bërë kështu pjesë e një misioni të shenjtë, mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”.

“Të dashur ushtarë ju keni kaluar një rrugëtim plot sfida, disiplinë dhe përkushtim. Me këtë certifikim ju nuk mbani vetëm një titull, por mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe për të ruajtur vlerat dhe dinjitetin e shtetit tonë”, tha komandantja supreme e FSK-së.

Osmani po ashtu shtynë ushtarët ta mbajnë uniformën e FSK-së, si krenarinë më të madhe të tyre.

“FSK-ja është më shumë se një forcë, ajo është simbol i përkushtimit dhe i sakrificës, është dëshmi e forcës së shtetit tonë. Ju jeni pjesë e një force që çdo ditë po rritet e po zhvillohet, duke ndërtuar një ushtri moderne, profesionale dhe të gatshme për t’u përballur me çdo sfidë. Ju do të vazhdoni ta mbani FSK-në si krenarinë më të madhe të shtetit tonë. Rruga jonë euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme. Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave dhe bijve tanë, po dëshmojnë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes ndërkombëtare”.

“Mbajeni këtë uniformë me krenarinë më të madhe. Me këtë uniformë, mbani emrin e Republikës mbi supe. Shteti ynë ka nevojë për ju. Kosova beson në ju”, tha e para e vendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort