Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Vraniq të komunës së Suharekës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Sinjali mëson se ajo dhe i dyshuari kanë tre fëmijë së bashku dhe gjatë pesë viteve martesë, ka përjetuar maltretime psikike nga bashkëshorti i saj. 33-vjeçarja ka bërë të ditur se shpesh ka përfunduar e mbyllur me çelës në shtëpinë e tyre, pa dëshirën e saj.





