Që do të këtë trend pothuajse të njëjtë të ikjes së punëtorëve nga Kosova edhe në vitin 2024 e thotë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Sa, i përket ikjes unë mendoj se edhe pa liberalizim të vizave fare ne kemi një mungesë të punëtorëve, kemi një ikje të rinjve dhe kjo gjë vërehet kudo qoftë. Unë mendoj se edhe në vitin 2024, ne presim një trend pothuajse gati të njëjtë sepse edhe ashtu gjithë ata që kanë pas mundësi kanë ik dhe nuk e kanë prit momentin e fundit”, tha Azemi për Front Online.
Ai, ka treguar se për këtë vit nuk kanë ende statistika të sakta se sa punëtorë e kanë lëshuar vendin, por ka treguar statistikat prej vitit 2014 deri në vitin 2022.





