LAJME

323 raste aktive me coronavirus në Kosovë, mbi 755 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat

323 raste aktive me coronavirus në Kosovë, mbi 755 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2021, 07:57

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 323.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,982 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika