LAJME

National Geographic promovon Parkun Kombëtar Sharri dhe shtegun High Scardus Trail si destinacione të mahnitshme turistike

National Geographic promovon Parkun Kombëtar Sharri dhe shtegun High Scardus Trail si destinacione të mahnitshme turistike
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2023, 13:11

Mediumi prestigjioz National Geographic, ka publikuar së fundmi një artikull ku promovon Parkun Kombëtar Sharri dhe shtegun e ecjeve të gjata High Scardus Trail, duke e përshkruar këtë të fundit si një destinacion të ri, i sapo lansuar për turistët e aventurës dhe natyrës nga e mbarë Bota. High Scardus ka vite që po krijohet, por shkruajnë se ideja u konceptua në vitin 2016. ”Fazat janë hartuar, shënjuesit janë pikturuar, shtëpizat janë restauruar dhe shtëpitë janë kthyer në bujtina.” shkruhet në artikull duke treguar se tani ky destinacion është mjaftueshëm i gatshëm për alpinistët.

Artikulli i plotë

Ata shkruajnë se duke kaluar nëpër disa nga malet më pak të vizituara në Evropë, shtegu kalon nëpër gjashtë parqe kombëtare – dy në Maqedoninë e Veriut, një në Kosovë dhe tre në Shqipëri. ”Shtegu i Lartë Scardus prej 225 miljesh gjurmon kufijtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deri në një nga liqenet më të thellë dhe më të vjetër në kontinent.” shkruajnë nga National Geographic. Ndërkaq, theksohet se koha më e mirë për të shkuar është mesi i qershorit deri në mes të tetorit. Përndryshe, fushat e borës mund të bllokojnë hyrjen, përveç në fazat me lartësi më të ulët gjatë fillimit të qershorit.

“Duam që njerëzit ta dinë se, po, Kosova ka një të kaluar të trishtuar dhe të vështirë, por tani po punojmë shumë që të bëhemi destinacion për udhëtarët, për t’i treguar botës natyrën dhe kulturën tonë të mahnitshme,” ka thënë Taulant Hoxha për National Geographic, i cili ishte një fëmijë në qytetin e Prizrenit gjatë Luftës së Kosovës. Ndërsa tani, ai është bashkëpronar i shërbimit udhëzues malor Super Xplorers dhe ishte i përfshirë në krijimin e High Scardus.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përgëzuar djelmoshat nga “Superxplorers Tour Operator” nga Prizreni për punën e jashtëzakonshme në promovimin e qytetit të Prizrenit dhe maleve të Sharrit si destinacion turistik./TVPrizreni/

Grbaja: Descend to Vajusha Pass with views of Albania’s Kelmend Region and the village Lepushe where in August the Logu i Bjeshkeve Festival is held.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika