LAJME VENDI 32 të vdekur e 1.612 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - September 2, 2021 0 02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471. Në total numri i rasteve aktive është 26.524. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: