VENDI 31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - October 14, 2021 0 14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!