Policia e Fierit ka njoftuar sot goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.
Policia ka proceduar penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87,950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.
Sipas policisë, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të parave.





