Gjykata Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se i është caktuar masa e paraburgimit ndaj një (1) të mituri për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prizren, 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.03.2022,ndaj të miturit (15 vjeçar) D.M., për shkak të dyshimit zë bazuar se kanë kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 2 lidhur me par. 1 nën par. 1.4, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
Se me datë 11 shkurt në orët e mbrëmjes, me thikë – mjetë ky i rrezikshëm – që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të dëmtuarit i shkakton lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht verbale, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur e më thikë në këmbën e majtë nga ana e pasme duke shkaktuar plagë prerëse- shpuese gjerësi 2-3 cm thellësi 5-6 cm,, përshkuar më afër si në raportin mjekësor të qendrës emergjente të spitalit rajonal të Prizrenit, e më pas i dëmtuari nënshtrohet operimit në këmbë.





