Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht gjyqtari i procedurës– Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 27.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 26.06.2021, ndaj të pandehurit V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 164 parag.2 dhe parag.8 nën parag. 8.3. pika 8.3.1.e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, i pandehuri V.K., ka furnizuar me dokumente të rrejshëm të udhëtimi ose të identifikimit me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me migrantë, në atë mënyrë që në vazhdimësi nga fillimi i vitit 2021 e deri në maj të 2021, ka mbledhur nga qytetarët një numër të madh të pasaportave qoftë në Komunën e Suharekës pastaj edhe në Komunën e Rahovecit, për t ‘i pajisur me viza polake, kroate e holandeze duke iu marrë atyre si shpërblim prej 300.oo, 700.oo, 1,000.oo, e deri në 3,500.oo euro





