Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështetëse të dhënë sot me rastin e votimit të Buxhetit të vitit 2025, me vlerë 3.6 miliardë euro.
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Ai thotë se buxheti 2025, është i qytetarëve dhe për rritjen e mirëqenies së tyre, transmeton klankosova.tv.
”Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve). Ky buxhet përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura. Përmban edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon. Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë. Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë. Urime të gjithëve!”, është shprehur Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sheholli dikur mori mbi gjysmë milion euro nga AKI-ja, tash me aktakuzë si bashkëpunëtor i BIA-s

KFOR për Urën e Ibrit: Nuk vendosim ne, vendimi për hapje i takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

OVL e UÇK-së në Prizren kërkon ndryshimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta

