Home LAJME Hapet edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren

Hapet edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren

0
Hapet edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren

Kryetari i komunës së Prizrenit, sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se të mërkurën është hapur edicioni i 14-të i Panairit të Librit në Prizren, i cili po organizohet nga OJQ “IKKS”, nën përkrahjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Prizren.

Ai më tutje ka njoftuar se çdo mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, në kuadër të këtij paniri do të organizohen promovime e diskutime me autorë të fushave të ndryshme, ku këtë vit po marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Njoftimi i plotë:

“Mbrëmë u hap edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren, organizuar nga OJQ “IKKS”, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit – Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Me këtë rast urova organizatorët dhe u ofrova përkrahje në vitet vijuese.

Në edicionin e sivjetmë të këtij panairi po marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Çdo mbrëmje, nga ora 20:00, organizohen promovime e diskutime me autorë të fushave të ndryshme.”, thuhet në njoftimin e kryetarit Totaj. /TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here