Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 2,928.
MSH po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154,191, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,953 persona.





