• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

29 vjet nga kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan bashkim me Kosovën

tvprizreni by tvprizreni
March 2, 2021
in LAJME, VENDI
0
29 vjet nga kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan bashkim me Kosovën
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 dhe 2 mars shënohet 29-vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para 29 vjetësh, shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ –së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vjet më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit.

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Nga distanca 29 vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë viteve 1991-1992 në tri komunat e Luginës se Preshevës: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për të mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptarëve të këtij rajoni. Më 16 shkurt 1992, në Preshevë u mbajt Kuvendi i përbërë prej 96 delegatëve, të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptarët e tri komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Me shumicë votash u propozua për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Në këtë kuvend u propozuan tre opsione: Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Më 1 dhe 2 mars 1992 u organizua Referendumi gjithëshqiptar nga Lugina e Preshevës, me deklaratën për autonomi territoriale me të drejtë të bashkimit me Kosovën. Iniciativa ishte e popullit që shtypej përditë e më shumë dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit, i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbisë ishte pengesë e Referendumit. Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia serbe, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetarëve ishte pengesë e madhe nga qeveria serbe. U hapën 75 vendvotime në shtëpi private dhe lokale, dhe për dy ditë dolën në votime qytetarët, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe. Radhët e qytetarëve ishin të mëdha për votime.

Dolën mbi 46.000 votues. 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 maj 2001, ajo nuk u respektua nga ana serbe, shkruajnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.

Download Nulled WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
free download udemy course
download mobile firmware
Download WordPress Themes Free
free download udemy course
Previous Post

Vjosa Osmani: Dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke…nën kufijtë aktualë

Next Post

Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të

Next Post
Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të

Fjolla Morina në arrati, Gjykata e Kukësit vendos burg për të

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

January 30, 2023
Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi mposht Pejën

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Haradinaj takohet me Escobar: Folëm për nevojën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

January 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.