Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit (14:00-20:00) në 27.07.2025 janë raportuar 29 vatra zjarri në nivel vendi.
29 vatra zjarri raportohen në gjashtë orët e fundit në Kosovë

6 nga to janë ende aktive, kurse 23 janë lokalizuar.
“Nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar si pasojë e këtyre zjarreve. Disa nga vatrat në komunën e Klinës janë vizituar nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë” – thuhet në njoftim.
AME u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjent: 112, 193, dhe 192.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

