LAJME

29 vatra zjarri në tetë orët e fundit në Kosovë, 12 ende aktive

29 vatra zjarri në tetë orët e fundit në Kosovë, 12 ende aktive
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2025, 21:05

Të paktën 29 vatra zjarri janë regjistruar brenda tetë orëve të fundit në të gjithë territorin e Kosovës, ka njoftuar të shtunën Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Sipas të dhënave të AME-së, situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm shkaku i temperaturave të larta.

17 nga këto vatra janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

“Si pasojë, në gjithë territorin e Kosovës, situata e përcjelle nga Qendra Operative e Agjencisë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, 17 nga ato janë lokalizuar, deri sa 12 vatra zjarri mbeten aktive”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika