Sa herë që vjen data 29 Nëntori kurrnjëherë nuk jam i qetë. Nuk jam i qetë për faktin se kjo ditë e zezë historike riktheu Kosovën dhe viset tjera shqiptare nën ripushtimin dhe qizmën e zezë jugosllave.
Kjo ditë e zezë historikë në Shqipëri solli luftën civile ndërshqiptare e cila zgjati deri në vitin 1952 duke u vrarë shumë shqiptare atdhetarë vetëm e vetëm se nuk dëshironin të jetonin nën thundrën e qizmës së kuqe pansllavisto komuniste ruso jugosllave dhe të emisarve të Milladin Popoviqit, Svetozar Vukmanoviq Tempos, kolonelëve Rus Sofolewski dhe Valewski, e këta emisar kush ishin përveç krimineleve Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Fadil Hoxha dhe kriminel tjerë komunist, dhe shumë e shumë antishqiptar tjerë. Kjo ditë e zezë i kushtoj kombit shqiptarë mbi dyzet e shtatë mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar dhe të sakatuar.
Disa prej të vrarëve u gjuajtën nëpër gropa që edhe sot e kësaj ditë nuk kemi mundësi t’iu gjejmë eshtrat që t’iu dergojmë një tufë lule në varrët e tyre, disa të tjerë djem të rinjë u bën mishë për peshk në Tivar e Bihor, e disa në Mirditën Heroike vazhduan qendresën me pushkë në dorë.





