Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientëKlinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientëSpitali i Gjakovës, 24 pacientëSpitali i Pejës, 52 pacientëSpitali i Gjilanit, 20 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 2 pacientëSpitali i Mitrovicës, 13 pacientëSpitali i Ferizajt, 23 pacientë.