Një 28 vjeçar nga fshati Rud i Komunës së Malishevës është raportuar të jetë zhdukur.
Familjarët e Jetmir Rudit, deklaruan se ai është larguar nga shtëpia dje rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Por lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se dyshohet se 28 vjeçari nga Malishevë është rrëmbyer.
Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta për Reporteri.net ka thënë se dyshohet se i riu nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer.
“Ju njoftojmë se sot me datë 22.11.2020 rreth orës 09:00 në Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit të zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth orës 17:00 vellau i tij J.Sh.R, lindur me 1993. Ai kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe që nga ajo kohë edhe pas kërkimit tek të afermit e tyre nuk kanë mundur të kontaktojnë me të. Patrullat Policore nga Stacionit Policor Malishevë dhe disa bashkëfshatar janë kërkim të tij. Sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për rrëmbim”, ka thënë Gjurkaj për Graishta për Reporteri.net.
Ai ka thënë se janë angazhuar të gjitha njësitet e nevojshme, emergjenca komunale, njësia K9 dhe njësitet tjera janë që të identifikohet lokacioni. /Reporteri.net/.