Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se është përmbyllur periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Elezi ka thënë se gjatë kësaj periudhe (1 shtator – 11 dhjetor 2024, 23:59) kanë aplikuar: 28 subjekte politike, prej tyre: 20 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,280 kandidatë.
Elezi bëri të ditur se është paraparë që me 7 janar të vitit të ardhshëm të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet 2025.





