- Reklama -

28 Nëntori bën bashkë deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të bëhen bashkë këtë 28 Nëntor në Tiranë, për të festuar 110 vjetorin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Delegacioni nga Kosova do të niset për në kryeqytetin shqiptar më 26 nëntor dhe do të kthehet një ditë më pas.

- Reklama -

Gjithashtu, më 27 nëntor do të mbahet një seancë plenare e përbashkët e të dy kuvendeve.

Në një dokument të siguruar nga Telegrafi, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të mbulojë akomodimin dhe një drekë për të gjithë pjesëmarrësit nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës do të mbulojë transportin për të gjithë pjesëmarrësit (transporti i organizuar nga Kuvendi i Kosovës me autobus), si dhe mëditjet veç për stafin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa jo për deputetët e Kuvendit.

Nga Grupet Parlamentare të Kuvendit është kërkuar që deri më 15 nëntor 2022, të përgatisin listën e deputetëve që do të udhëtojnë me transport të organizuar nga Kuvendi, si dhe atyre me automjete private.

Akomodimi i delegacionit të Kosovës do të bëhet në dy hotele të ndryshme.

“Hotel Sheraton: 50 vende (Kryetari i Kuvendit plus stafi, Kryeministri plus stafi, Sekretari i Përgjithshëm plus stafi). Hotel International: pjesa tjetër e delegacionit max 155 vende (deputetët; nënkryetarët; ministrat dhe stafet)”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort