Qytetarët të cilët futen me vetura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tash e tutje do të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë.
Kështu është përcaktuar me Rregulloren e re e cila ka hyrë në fuqi këtë muaj e miratuar nga bordi i ShSKUK-së.
Më herët, për këtë kohëzgjatje qëndrimi ata kanë paguar 50 centë.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës gjatë vitit 2025 nga të hyrat nga parkingu (50 centë për një orë) kishte arritur të grumbulloj 272 mijë e 836 euro, kanë konfirumuar nga QKUK.
Muaji korrik në vitin 2025, kishte sjellë më së shumti të ardhura nga të hyrat e parkingut, rreth 28 mijë e 420 euro.
Në krahasim me vitin 2024, ku në këtë vit QKUK kishte grumbulluar 276 mijë e 517 euro nga të ardhurat nga parkingu.
Rregullorja për Shfrytëzimin e Parkingut në Hapësirat е QKUK-së përjashton nga pagesa stafin e QKUK-së, disa kategori të sëmundjeve kronike, personat me nevoja të veçanta./Kallxo.com