Sot u mbushën 27 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Kujtojmë se atëkohë avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë me dhunë nga forcat serbe me datën 24 mars, pikërisht në ditën që NATO-ja edhe filloi bombardimet e para në Kosovë ndaj caqeve serbe.
Bashkëshortja e avokatit Bajrami dhe nëna e dy djemve të saj, Kastriotit dhe Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, lajmin për vendndodhjen e kufomave të familjarëve të saj e kishte marrë më 26 mars.





