Sot shënohet 27-vjetori i dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1998–1999, kur rreth një milion njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së forcave serbe dhe u strehuan në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës

Gjatë kësaj periudhe, mijëra qytetarë u detyruan të ikin edhe drejt maleve të Kosovës për t’i shpëtuar dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar që përjetuan vuajtje të rënda.
Ky largim i madh i popullsisë, i cili u intensifikua gjatë bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mbetet një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Kosovës dhe përkujtohet çdo vit si simbol i dhimbjes dhe solidaritetit, veçanërisht në Kukës, ku u pritën mijëra refugjatë kosovarë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare mësimdhënësi dhe veprimtari Ismet Reka

Zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi viziton gërmimet arkeologjike në Pepaj të Istogut

Basha: Aksidenti në autostradë nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

