Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Polacit dhe asaj të Qabiqit me rastin e përvjetorit të 26-të të këtyre dy ngjarjeve tragjike për vendin.
26-vjetori i masakrës së Polacit dhe Qabiqit, Osmani: Pjesë e të vërtetës që nuk guxon të harrohet

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka theksuar se kët masakra janë pjesë e historisë sonë dhe e të vërtetës që nuk guxon të harrohet.
“Në prillin e vitit 1999, Polaci dhe fshatrat përreth përjetuan njërën nga ofansivat më të egra të regjimit gjenocidal serb. Brenda një jave, u vranë 78 civilë shqiptarë, burra, gra e fëmijë. Sot përulemi me nderim të thellë edhe para kujtimit të 8 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë në altarin e lirisë. Më 7 prill të atij viti, makineria vrastare serbe sulmoi edhe Qabiqin, ku ekzekutoi 10 civilë, në një tjetër krim që dëshmon përmasat e terrorit që ushtrohej mbi popullsinë shqiptare në atë kohë. Këto masakra nuk janë vetëm kujtime të dhimbshme, por pjesë e historisë sonë, e të vërtetës që nuk guxon të harrohet. Duke nderuar martirët dhe dëshmorët, ne kujtojmë sakrificën, mbrojmë të vërtetën dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!”, shkruan Presidenca e Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

