Sot mbushen 26 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.
Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.





