Një 26 vjeçare nga nga Podujeva ka lindur katërnjakë. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi.
“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
- Reklama -
Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, njofton SHSKUK.
- Reklama -