KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren gjatë aksionit javor të ekipeve të inspektoratit të kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 26 lidhje ilegale të realizuara nga konsumatorët e papërgjegjshëm, 24 prej tyre në Prizren dhe 2 të tjera në Malishevë.
Tutje, KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se për këto veprime të jashtëligjshme do të merren masa ligjore, ndërsa u bën apel qytetarëve që të shmangin veprimet të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë me ujë.





