LAJME

25-vjetori i themelimit të BQK-së, Totaj priti në Prizren guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

25-vjetori i themelimit të BQK-së, Totaj priti në Prizren guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2024, 20:44

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti në Prizren guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili dhe një delegacion të lartë nga institucione financiare ndërkombëtare (Banka Qendrore nga rajoni dhe Evropa).

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, kryetari Totaj i shoqëroi mysafirët në disa nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit, duke përfshirë një shëtitje në qendrën historike të Prizrenit.

Me këtë rast u vlerësua roli i BQK-së në zhvillimin ekonomik të vendit dhe u promovuan pasuritë kulturore të Prizrenit si një nga qytetet më të rëndësishme të Kosovës, njofton tutje komuna e Prizrenit në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika