Sot rreth orës 11:55 personi i lindur në vitin 1994 me inicialet A.B., me veturën e tipit “Audi A4” ngjyrë të zezë ka tentuar ta kalojë kufirin me Shqipërinë, pa test dhe vaksinë antiCOVID. Por, në “këmbim” të kalimit të kufirit pa dokumentacionin e nevojshëm i njëjti ia ka ofruar 30 euro policit kufitar.
“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para”.





