Janë bërë 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Sot me disa aktivitete do të shënohet kjo datë e rëndësishme për vendin tonë.
Këto aktivitete mund të përcillen nga mediat dhe qytetarët.
Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund të vizitojnë ato.
Në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në sheshin “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00.
Në orën 11:00 drejtori i përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.
Në ceremoninë zyrtare pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.
Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
176 pjesëtarët e parë e kishin përfunduar me sukses trajnimin dhe kishin filluar veprimtarinë policore në territorin e Kosovës.