LAJME

23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat

23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2023, 09:08

Tërmeti 5.3 ballë Rihter që goditi të enjten Turqinë ka lënë 23 persona të lënduar.

Tërmeti ishte me epiqendër në Malatya.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se personat u lënduan pasi nga paniku kërcyen nga ndërtesat.

“Për rajonin e prekur nga tërmeti, 14 ekipe të ambulancës u dërguan në Malatya dhe tri ekipe të shpëtimit, tri ekipe në Adiyaman, dy ambulanca dhe një ekip i shpëtimit në Kahramanmaras, pesë ambulanca në Diyarbakir”, ka shkruar Koca.

Kjo provincë ishte prekur edhe nga tërmet e fuqishme të 6 shkurtit. Për shkak të atyre tërmeteve në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë patën vdekur më shumë se 50,000 persona.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika