Sot në orën 14:00, pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet të mbahet një protestë e madhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e organizuar nga bashkëluftëtarë, mërgimtarë dhe shqiptarë nga të gjitha trojet etnike.
Pjesëmarrësit, të ardhur nga diaspora, janë nisur drejt Holandës për të bërë bashkë zërin e tyre kundër, siç e quajnë ata, “padrejtësive që po u bëhen çlirimtarëve”.





