LAJME

Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Lugishtë e Hasit drejtë përfundimit të renovimit

Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF) në fshatin Lugishtë e Hasit drejtë përfundimit të renovimit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2024, 15:48

Në faqen zyrtare në media, facebook, Komuna e Prizrenit na ka njoftuar  se Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF), në fshatin Lugishtë e Hasit , renovimi i plotë i saj është drejtë përfundimit.

Renovimi i saj ka ndodhur në të gjitha aspektet, duke filluar nga infrastruktura fizike e ambientv të brendshme dhe të jashtme, e deri tek hapësira të modernizuara dhe funksionale për të pritur pacientët dhe për të kryer shërbime shëndetësore të nevojshme.

“Ky projekt do të ofrojë mjedis të mjaftueshëm për shërbime cilësore shëndetësore, duke përmirësuar përvojën e pacientëve dhe të personëlit mjekësor”, thuhet në fund të këtij shkrimi.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika