Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka përkujtuar 22 vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës, më 12 qershor të vitit 1999 duke bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.
22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Hoxhaj: Përjetësisht mirënjohës dëshmorëve

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren.
“Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit. 22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

