Një 11-vjeçar raportohet se është goditur me thikë nga një 14-vjeçar në Reçan të Prizrenit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçan, të hënën rreth orës 21:30.
“Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit”, thuhet në raportin policor.





