Home LAJME Osmani në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

Osmani në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

0
Osmani në 35-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut: Themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 35-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, ka nderuar delegatët e Kuvendit të Kosovës që i dhanë jetë kësaj Kushtetute.

Ajo e ka cilësuar Kushtetutën e Kaçanikut si themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës.

“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës. Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, ka shkruar Osmani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here