Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, veterani nga fshati Kobajë, Baki Aziz Rramanaj.
Bashkëluftëtari i tij, Izet Osmanaj, në emër të gjithë shokëve që luftuan së bashku, u shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të të ndjerit, duke thënë se ai ishte një prej burrave më të veçantë, trimë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.
Baki Aziz Rramanaj ishte një prej ushtarëve të parë të fshatit Kobajë.
Postimi i plotë:
”KOBAJË – 14.04.2024
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e ish ushtarit të UÇK-sê, veterani Baki Aziz Rramanaj.
Na iku edhe një shokë i vuajtjëve, një atdhetar dhe luftetarë lirie. Gjithë jeta e tij ishte veprim, sakrificë dhe përpjekje për lirinë e atdheut.
Ai ishte një prej burrave më të veçantë, trimë luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë, ishte një nga ushtarët e parë të Fshatit Kobajë.
Në emrin timë personal dhe të gjith shokëve që ishim së bashku i shprehi:
Ngushëllimet më të thella familjes, miqëve,shokëve ,veteranëve të UÇK-së, bashkpuntorve që i patëm në luftë, banorve të fshatit Kobajë.
Të qoftë i lehtë dheu i atdheut!”, ka shkruar Osmanaj në Facebook./TVPrizreni/