LAJME

Bllokohet rruga për Prevallë, vazhdojnë kolona të gjata për më shumë se dy orë

Bllokohet rruga për Prevallë, vazhdojnë kolona të gjata për më shumë se dy orë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2023, 14:46

Një qytetar ka raportuar tek TV Prizreni se rruga për në Prevallë ka më shumë se dy orë që është e bllokuar, për shkak të kushteve atmosferike ku bora ka mbuluar gjithë rrugën dhe ka penguar qarkullimin e automjeteve. Ai ka dërguar pamje nga kolona e krijuar në këtë rrugë, duke thënë se para tij gjenden rreth 500 automjete të tjera.

Tutje, ai ka shtuar se një prej arsyeve të kolonës së krijuar në këtë zonë janë edhe disa vizitorë nga Shqipëria, të cilët nuk ia kanë ndërruar ende automjetit të tyre gomat e verës.

Bllokimi i rrugës po pengon edhe policinë e trafikut që të depërtojë tutje për të menaxhuar situatën, është shprehur ndër të tjerash qytetari në fjalë./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika