Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, konkretisht njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 18.12.2023-25.12.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe ,,Sezoni dimëror 2023’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e njëqind e dymbëdhjetë (2112) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 41 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetimin 24 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për 25 ngasës.
“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
