LAJME

21 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut

21 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2025, 14:57

Njëzetenjë vjet më parë, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.

Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

 

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika