Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur orët e para të kësaj të mërkure në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s.
21-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali

Sipas mediave italiane, viktima është Xhemal Letija, 21 vjeç. Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencën për ta shpëtuar të riun, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë, njofton tvklan.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

